Sportistët serbë lejohen të kalojnë transit nëpër Kosovë
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Sportistët serbë lejohen të kalojnë transit nëpër Kosovë

J.M/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në  Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari.

Ata me mjetin e tyre kombi bus, kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut.

“Duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion) për kalim të kufirit shtetëror,  nga të cilët kanë  qenë të ftuar për garën sportive të boksit, autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar  qarkullimin transit”.


MË SHUME NGA Kosovë