Ngjarjet e datës 5 maj
RTKlive
Ngjarjet e datës 5 maj 2023.
Në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë mbahet konferenca ndërkombëtare e Infermierisë . (Fakulteti i Mjekësisë, ora 9:00)
Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij. (Sheshi “Fahri Fazliu” në Obiliq, ora 12:00)
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë. (Salla e Konferencave në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ora 13:00)
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, ora 13:30)
Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021. (Prokuroria Themelore në Pejë, ora 15:00)
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. (ora 15:00)
BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)
Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane bëhett prezantimi i librit „Peter Handkes Jugoslawienkomplex“ në të cilin behët fjalë për përshkrimet letrare të Handke-s për luftërat ish Jugosllavisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30)
Galeria “Qahili” organizon hapjen e ekspozitës “Ma n’fund n’shpi t’veten” ku prezantohet koleksioni i koleksionistit Austin Clarke. (Veternik, ora 19:00)
Në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” mbahet mbremje poetike "Stolpersteine" me Djordje Simice dhe Mirjana Narndzhiq. (Kafe librari Dit' e Nat', ora 19:30)























