08:52 / 06.05.2023
Sot testohet alarmi publik nga Komuna e Prishtinës
RTKlive
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të bëhet testimi i sistemit të alarmit publik. Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të komunës, thuhet se testimi do të zhvillohet në datën 06 maj 2023, fillimisht në ora 12:05.
Sistemi i alarmit publik do të aktivizohet dy herë me zë të njëtrajtshëm për 30 sekonda secila. Në këtë mënyrë, autoritetet lokale do të testojnë efektivitetin dhe funksionalitetin e sistemit të alarmit publik në rast emergjencash në komunën e Prishtinës.























