Abdixhiku: Profesor Agani ideator i lëvizjes për liri e pavarësi
B. H. | RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani, në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka thënë se puna e Aganit si nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së ka qenë udhërrëfyes për të gjithë.
“Profesor Agani ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes më të madhe shqiptare të kohës, Lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. 24 vjet më pas kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci me vrasjen e profesor Aganit. Vrasja e tij përveç se ishte hakmarrje ndaj gjithë Lëvizjes, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës. Si parti politike e kemi për obligim që urtësinë, diturinë dhe veprën e tij ta vazhdojmë tutje për gjeneratat e ardhshme”, është shprehur Abdixhiku.
Ndërkaq, djali i Fehmi Aganit, Mentor Agani, tha që 6 maji është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë.























