20:02 / 06.05.2023
Portreti i mbretit Charls u vendos në platonë e çarshisë së Gjakovës
Islam Haxhiu/ RTK
Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për popullin anglez, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Çarlses i tretë, artisti Alkent Pozhegu e ka krijuar portretin e tij, ndërsa në prapavijë flamurin e Mbretërisë së Bashkuar.
Këtë portret, ai e ka krijuar duke përdorur grurin, orizin dhe farën e misrin, raporton RTKlive.
Ky portret është vendosur në platon e Qarshisë në Gjakovë, derisa artistit për punimin e këtij portreti i janë dashur tre ditë.
Një portret të njëjtë me drithëra në formë mozaiku, Pozhegu ia kishte dedikuar edhe mbretëreshës Elizabeta e dytë.























