Haradinaj për komandant Drinin: Dha kontribut të madh për Kosovën
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Kosovë

Haradinaj për komandant Drinin: Dha kontribut të madh për Kosovën

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha - Komandant Drini, në 23 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj tha se komandant Drini, dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha - Komandant Drini”, deklaroi Haradinaj. 

Ai tha se komandant Drini dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”. 

“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë