14:02 / 09.05.2023
Taulant Kelmendi emërohet zëvendësministër i MASHTI-it
RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
"Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja", njofton Qeveria e Kosovës.























