Policia gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës
BKT
Kosovë

Policia gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

B. H. | RTKlive

Sot në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime operative në një shtëpi banimi në rrugën "Qeta e Minatorëve", ku ka ndaluar një person të dyshuar për prodhimin e kriptovalutave.

Në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 16 Antiminer T9, 13 Antiminer S9, 32 kartela grafike 4Gb, 33 kartela grafike 8 Gb dhe 10 Power Suplyer. Pajisjet e konfiskuara janë evidentuar nga Dogana e Kosovës, dhe hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar më shumë informacione. Ky operacion është ndërmarrë pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara.


MË SHUME NGA Kosovë