Gërmime për mbetje mortore në `Mati 1`, por nuk u gjet gjë|Video
BKT
Kosovë

Gërmime për mbetje mortore në `Mati 1`, por nuk u gjet gjë|Video

Fatos Cervadiku/RTK

Në varrezat e lagjes Mati 1, në Prishtinë, për të katërtën herë nisën gërmimet. Aty po dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të dy personave, të cilët rezultojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Deri më tani kemi pasur 6 identifikime nga ky lokacion në shqyrtim të të gjitha të dhënave që ne posedojmë si komision qeveritar bashkë me kolegë nga drejtoria e policisë për krime lufte edhe nga instituti i mjekësisë ligjore kemi konkluduar se në këtë hapësirë duhet të jenë kufoma edhe të dy personave viktima të luftës. Pasi të dhënat që ne posedonim forcat serbe nga spitali i Prishtinës kanë bartur kufomat e 8 viktimave në këtë hapësirë”, tha Kushtrim Gara, anëtar i Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Por përfaqësuesi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, tha se pas disa orë gërmimesh, në ato lokacione nuk u gjet gjë.

 “Fjala është për dyshim për dy individë që janë zhdukur gjatë kohës së luftës dhe ata janë ende në listën e personave të zhdukur Në bazë të këtyre dyshimeve në kemi dalë të bëjmë këto gërmime mirëpo siç thashë edhe pse i kemi hapur rreth 7 kanale në dy minilokacione këtu që i kemi identifikuar nuk ka pasur gjë”, tha Ditor Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Megjithatë, gërmimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.


MË SHUME NGA Kosovë