Në forumin e UNMIK-ut, kërkohet investim në ndërtim të paqes|Video
Qëndresa Duraku-Xharra/RTK
Në 5-vjetorin e Forumit për Ndërtimin e Besimit, misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kërkuar investim të vazhdueshëm në ndërtimin e paqes dhe besimit për zhvillim shoqëror e ekonomik.
Në 5-vjetorin e Forumit për Ndërtimin e Besimit, misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kërkuar investim të vazhdueshëm në ndërtimin e paqes dhe besimit për zhvillim shoqëror e ekonomik.
Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean Pierre Lacroix, tha se besimi ka rëndësi boshte në shoqëri dhe institucione publike pasi mundëson solidarizimin me njëri-tjetrin.
“Ndërtimi i besimit rrit qëndrueshmërinë dhe besimin e ndërsjellë mes komuniteteve dhe institucioneve. Besimi është ndër elementet ndërlidhëse më të fuqishme ngase e ka mundësinë e motivimit në nivele e masa të ndryshme dhe është hallka më e brishtë që nënçmohet dhe vështirë rivendoset”, tha Jean Pierre Lacroix, nënsekretar i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqes.
Caroline Ziadeh, shefe e UNMIK-ut në Kosovë tha se në kuadër të këtij Forumi, misioni i UNMIK-ut ka implementuar më se 250 aktivitete e projekte për ndërtimin e besimit, ndërsa ka investuar rreth 12 milionë dollarë. Ruajtja e paqes efektive kërkon investim të vazhdueshëm.
Ndërsa i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fokusi i kryeqytetit është të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe avancimin e rritjes së shërbimeve për të gjitha komunitetet.
"Me qëllim që të realizojmë një dinamik u cila u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kryeqytetit, ne i bazojmë veprimet tona në strategjinë kombëtare për avancimin e të drejtave të komuniteteve përveç mekanizmit të komitetit komunal veprues. Përmes projekteve të ndryshme ne vazhdimisht mbështesim të ndryshme si atë, romë, ashkali dhe egjiptianëve duke siguruar materiale shkollore për fëmijë, organizim të fushatave kulturore artisitike, kurse për teknologji informative dhe organizme për ditë kombëtare të komuniteteve", tha Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Me qëllim të rritjes së mundësisë së bashkëpunimit dhe tolerancës për të gjitha komunitetet, misioni i UNMIK-ut, në kuadër të kësaj ngjarjeje, bëri edhe lansimin e qendrës se dialogut “Barabar” në Prishtinë e cila është krijuar nga dy organizata joqeveritare.























