Ngjarjet e datës 12 maj
RTKlive
Ngjarjet e datës 12 maj 2023.
Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë, ora 09:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në konferencën për ''Balkan Dialogues Initiative''.(ora 09:00)
BIRN mban konferencën rajonale “Arkivat dhe Parandalimi i Konflikteve: Mësime nga e kaluara, Vizione për të Ardhmen”. ( ora 10:00)
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Gjakova me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.(Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 10:00)
Ministria e Shëndetësisë organizon promovimin e Manualit të Parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”. (Zyra e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa, ora 11:00)
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 13:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00)
Nis edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip. (Teatri ODA, Prishtinë, ora 19:30)























