11:44 / 12.05.2023
Haradinaj: Mirënjohja për të rënët për liri do të jetë e përhershme
RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në rajonin e Pashtrikut.
Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se kjo betejë shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në këtë Zonë Operative. Haradinaj bëri me dije se në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Kryetari i AAK-së shkruan se respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm























