11:55 / 12.05.2023
Bislimi: Kosova planifikon transformim dixhital në menaxhimin e financave
A.Bela/ RTKlive
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka theksuar se Kosova planifikon transformimin dixhital në të gjitha fushat e qeverisë.
“Me një sektor të jashtëm në zhvillim jashtëzakonisht të madh të bazuar kryesisht në TIK, Kosova planifikon të avancojë transformimin dixhital në të gjitha fushat e qeverisë, duke përfshirë menaxhimin e financave publike”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
Sipas tij Kosova mund të shfrytëzojë fuqinë e teknologjisë për të krijuar një të ardhme më të begatë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët tanë.























