Bulliqi: Kemi premtuar 61 projekte, po punojmë në 41 prej tyre
BKT
Kosovë

Bulliqi: Kemi premtuar 61 projekte, po punojmë në 41 prej tyre

N.Mekolli /RTKlive

Nga sot RTK në kuadër të emisionit “Info plus” kanë nisur debatet për komunat. Ky cikël debatesh ka filluar me komunën e Podujevës, e cila drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarin Shpejtim Bulliqi.

Në studio të "Info Plus" krahas kryetarit Shpejtim Bulliqi, i pranishëm ishte edhe Shuajb Blakçori, kryetar i degës në partinë "Guxo" në Podujevë. Ndonëse të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e partive të tjera, ata nuk ishin prezent në debat.

Kryetari Bulliqi fillimisht tha se zhvillimet e shumta në vend, por edhe në botë, siç është lufta në Ukrainë, kanë pasur ndikime edhe në zhvillimet dhe punët e komunës së Podujevës, por që subjekti i tij, që qeverisë me Komunën e Podujevës, fatmirësisht ka nisur me realizimin e 41 projekteve nga 61 sa janë premtuar gjithsej, dhe ato gjenden në faza të ndryshme dhe, sipas tij, puna po ecën mirë.

Bulliqi përmendi 7 a 8 projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune, si Stacioni i autobusëve, Qendra e Urgjencës, Parku Industrial, ku tani, tha ai, po punohet në realizimin e projektit.

“Po ashtu po ndërtojmë shkollën në fshatin Llugë dhe Obranqë. Po ndërtohet edhe shkolla në Dumosh, janë afër ndërtimet edhe të dy sallave sportive, do të ndërtojmë edhe disa çerdhe nëpër fshatrat e Komunës, si dhe do të ndërtohet edhe shkolla e mesme në Podujevë”, tha Bulliqi.

Ndërsa Shuajb Blakçori, kryetar i degës së partisë "Guxo" në Podujevë, e cila është në koalicion me partinë në pushtet, tha se është i kënaqur me punën e deritashme në Komunën e Podujevës, si edhe në pushtetin qendror, njëherë akuzoi partitë opozitare për mospjesëmarrje në debate.

Edhe kryetari Bulliqi tha se opozita në Podujevë nuk është konstruktive në debat dhe ishte kritik për mospjesëmarrjen e tyre në këto debate.

Ai tha se kur e ka marr qeverisjen e Komunës së Podujevës shëndetësia ka qenë në një gjendje shumë të vështirë, kurse tani, sipas tij, ka një përmirësim të mirë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare, bëhen edhe shumë analiza që me parë nuk janë bërë

“Jemi të furnizuar mirë me barna esenciale si dhe kemi rrit buxhetin në shërbime dhe mallra. Do të ndërtojmë edhe objektin në mjekësinë Urgjente. Disa nga shërbimet specialistike tani dot të bëhen edhe në Podujevë, në mënyre që qytetarët mos të shkojnë diku tjetër. Po kërkohet edhe mundësia për dhënien ndihmë pacenëve që vuajnë nga hemodializa. Buxheti është mbi 27 milionë, 4 mil më shumë se një vit më parë investimet kapitale janë rritur në mënyrë substanciale”, ka thënë postjerash Bulliqi.

Blakçori dhe Bulliqi, kritikuan opozitën për punën që kanë bërë ata në të kaluarën si dhe punën që do të bëjnë në shumë projekte të tjera në fushat të ndryshme në Komunën e Podujevës.

 


MË SHUME NGA Kosovë