07:16 / 17.05.2023
Moti sot, kryesisht i vranët por më i ngrohët
RTKlive
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e marte, kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell. Pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, njofton IHMK.























