Pozitë-opozitë përplasje për udhëheqjen e Komunës së Drenasit|Video
BKT
Kosovë

Pozitë-opozitë përplasje për udhëheqjen e Komunës së Drenasit|Video

A.B/RTKlive

Sot në Info plus në Radio Televizonin e Kosovës (RTK), ka vazhduar debati për menaxhimin në nivel komunal. Sot në radhë ishte Komuna e Drenasit, ku të ftuar ishin nga komuna dhe nga partitë opozitare.

Gjatë fushatës së kryetarit Lladrovci kishte dhënë 37 premtime, e për t cilat nënkryetari i Komunës së Drenasit Arben Shala, tha se po mundohen që të përmbushin premtimet që janë dhënë. “Ne si komunë jemi duke punuar për të përmbushur premtimet që janë dhënë, premtimet që i kanë dhënë kryetari i Drenasit, kërkesat janë të mëdha, por po mundohemi t’i plotësojnë kërkesat e tyre”, tha ai.

Kurse Egzona Tërdevci nga VV kritikoi kryetarin Lladrovci për shkak se nuk po i përmbush premtimet që vet i ka dhënë. Sipas saj, komuna e Drenasit nuk ka ujë të pijshëm në fshatra. Ajo ka kritikuar edhe menaxhimin e pronës publike në këtë komunë e që sipas saj ka pasur shkelje të legjislativit.

Ndërkaq Driton Ajazaj nga ‘Demokratët për Drenasin’, kritikoi kryetarin e Drenasit, e që sipas tij nuk janë realizuar premtimet që janë dhënë. Ai tha se punët që janë bërë në Drenas janë të mjerueshme. Ajazaj vlerësoi se në Drenas ka vazhduar keqqeverisje dhe se po vazhdon mashtrimi në Drenas. Sipas tij edhe mungesa e Ramiz Lladrovci në debatin e sotëm në RTK, është dëshmi se ai nuk dëshiron të ballafaqohet me realitetin.

Ndërsa Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare ‘Green për Drenasin’, ka folur për punët në Drenas e që sipas tij, qeverisja komunale nuk është duke punuar për preokupimet e qytetarëve të Drenasit. Drenori vlerësoi se qytetarët nga Drenasi kanë ikur për të jetuar, në Fushë Kosovë, e që sipas tij po e bëjnë dhe për shkak të kushteve elementare për jetë.


MË SHUME NGA Kosovë