‘Dhuna dhe bulizmi, pasojat e mosreagimit’|Video
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

‘Dhuna dhe bulizmi, pasojat e mosreagimit’|Video

A.B/RTKlive

Sonte në RTK Prime është diskutuar për temën “Dhuna dhe bulizmi - pasojat e mosreagimit”.

Jonuz Salihaj, ish-punëtor i arsimit, theksoi se bulëzimi është dhunë sistematike e një grupi ndaj një tjetri, duke e marrë parasysh jetën sociale të tij. Ai tha se shkollat tona kanë informacione, por u mungon stafi, psikologu, pedagogu. Salihaj kritikoi edhe heqjen e orës së kujdestarisë. Ai tha se në bazë të një hulumtimi kanë 130 fjalë fyerje ndaj nxënësëve .

Kurse Fridon Lala, deputet i IRDK-së, tha se ka raste të bulizmit që janë raportuar dhe sipas tij duhet kurajo për të raportuar. Ai bëri me dije se ka raste edhe kur nxënësit ulen në fund në klasa dhe bëhet bulizëm kolektiv.

Kurse Havushe Bunjaku nga këshilli i prindërve, theksoi se tema bulëzimit duhet trajtuar. Sipas saj, në mbledhjet e prindërve më shumë janë të fokusuar për mësim.

Ndërsa Visar Sadiku, psikolog klinik, theksoi se në aspektin psikologjik duhet të shihet se pse po ndodh bulizmi. Ai tha se bulizuesi nuk vepron i vetëm, por në një grup.

 


MË SHUME NGA Kosovë