Bislimi falënderon Suedinë për mbështetje të Kosovës në shumë procese
BKT
Kosovë

Bislimi falënderon Suedinë për mbështetje të Kosovës në shumë procese

F. Sertolli / RTKlive

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, organizoi takimin vjetor me Suedinë.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se bashkëpunimi me shtetin e Suedisë dhe projektet e përbashkëta, ishin në fokus të këtij takimi, ku u rishikuan dhe biseduan projektet ekzistuese dhe format për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falenderoi Qeverinë suedeze dhe popullin suedez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në shumë procese.

‘’Sot do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi arritjet e deritanishme dhe do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit. Dua të ritheksoj se Qeveria e Kosovës vlerëson shumë faktin që ndihma e marrë nga partnerët tanë është e koordinuar, për të arritur ndikimin maksimal, duke e fokusuar këtë ndihmë në projekte brenda fushave të identifikuara si prioritare për zhvillimin e vendit’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Ndryshe, sipas njoftimit thuhet se delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Vesterlund. Ndërkohë, delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bislimi përbëhej dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.


MË SHUME NGA Kosovë