Këto lagje do të mbesin pa ujë nesër në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina“ ka njoftuar se nesër do të realizohen disa punime teknike në kryeqytet.
Përmes një njoftimi për media, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se do të realizohen punime në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën " Tirana " në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.
Tutje u tha se realizimi i punimeve teknike ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi: rruga e " Tiranës ", lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga" Ahmet Krasniqi ", Komuna e Re, rruga " Bashkim Fehmiu", rruga " Vicianum", rruga " Nora e Hotit", Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, thuhet në njoftim.























