Zbulohet shtatorja e heroit Faruk Elezaj |Video
Kosovë

Zbulohet shtatorja e heroit Faruk Elezaj |Video

Islam Haxhiu/ RTK

Në Komunën e Klinës sot është zbuluar shtatorja e heroit Faruk Elezaj, i cili ra më 21 maj të vitit 1998 bashkë me komandantin, Myrtë Zeneli gjatë luftimeve të përgjakshme të asaj dite në mbrojtje të pozicioneve luftarake të UÇK-së. Gjatë ditës po ashtu u bënë homazhe edhe tek busti i heroit, Arben Haliti i cili po ashtu ra më 21 maj të vitit 1998.

Më 1 qershor të vitit 1998, dëshmori Faruk Elezi do të festonte 21-vjetorin e lindjes në vijat e para të frontit me shokë e bashkëluftëtarë, por ra heroikisht 10 ditë pa i mbushur 21 vjet.

Ndërsa gati 25 vjet pas rënies ai u kthye i bronztë në qytetin e Klinës përkatësisht në sheshin që mban emrin e tij.

Heronjtë e Kosovës, Faruk Elezi dhe Myrtë Zeneli ranë më 21 maj të vitit 1998 gjatë luftimeve të përgjakshme të asaj dite në mbrojtje të pozicioneve luftarake të UÇK-së.


MË SHUME NGA Kosovë