AGK: Gazetarët ukrainas dhe afganë udhëtim falas me Trafiku Urban
N.M. /RTKlive
Që nga sot deri në fund të vitit 2023, kolegët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e Trafikut Urban në Prishtinë, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Bëhet e ditur se këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga AGK, për të pajisur me kartela 18 gazetarë të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë. “Kartelat e udhëtimit ia ka dorëzuar sot Drejtores Ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Kyreshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e frytshëm Komunën e Prishtinës dhe Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Gazetarët janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence - Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt.