Mbahet seanca për rastin "Visametric", pritet caktimi i masës
Kosovë

Mbahet seanca për rastin "Visametric", pritet caktimi i masës

Arlinda Sejda/RTK&RTKlive

(E plotësuar) Në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca e caktimi të masës ndaj të pandehurit, për veprën penale "Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore", sipas KPRK-se, për  rastin "Visametric".

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, dje, ka njoftuar se pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, është ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Sot mbahet seanca për rastin "Visametric"

Në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e caktimi të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale "Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore", sipas KPRK-se, për  rastin "Visametric".

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, dje, ka njoftuar se pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Kujtomë se Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” detyrimin e pagesës prej 30 eurosh për dërgesën postare të pasaportës gjatë aplikimit për viza në ambasadën e Gjermanisë.

Prokuroria  njofton se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, derisa bëjnë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.


MË SHUME NGA Kosovë