Kreydiplomati i Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën,takon Osmanin e Kurtin
Kosovë

Kreydiplomati i Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën,takon Osmanin e Kurtin

A.B/ RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, njëherit kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë, kryediplomati Osmani do të ketë disa takime në Kosovë, përshirë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton RTKlive.

Kryediplomati Osmani pas takimit bilateral me kryediplomatën kosovare Gërvalla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

 


MË SHUME NGA Kosovë