Hidhet zhavorr në rrugën afër ndërtesës së komunës së Leposaviqit|Foto
Foto: RTKlive
Kosovë

Hidhet zhavorr në rrugën afër ndërtesës së komunës së Leposaviqit|Foto

J.Musliu/RTKlive

Serbët lokalë kanë vendosur të bllokojnë rrugën në qendër të Leposaviqit, që çon drejt ndërtesës së komunës.

Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda që ndodhet ën Leposaviq, raporton se një kamion ka hedhur zhavorr është vendosur në rrugën që çon drejt kësaj ndërtese.

Ndërkohë,  pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq.

Në anën tjetër, zhavorri është hedhur në formë barrikade, përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës.

Aktualisht, situata në këtë komunë është e qetë dhe nuk ka numër të madh të qytetarëve që janë në rrugë, kurse përveç policisë, të pranishëm janë edhe KFOR-i amerikan të cilët janë duke monitoruar situatën.


MË SHUME NGA Kosovë