Policia ndalon pesë persona për kontrabandim të mallrave
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Policia ndalon pesë persona për kontrabandim të mallrave

V. Thaçi / RTKlive

Policia ka realizuar operacion të gjerë të enjten, ku janë kontrolluar lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ata akuzohen për kontrabandim të mallrave, prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë dhe mashtrim të blerësve.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton se të pandehurit, nga marsi i vitit 2023 dhe në vazhdimësi deri më tani, nëpërmjet pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, kanë kaluar vijën kufitare duke bartur mallra dhe shmangur kontrollin doganor.


MË SHUME NGA Kosovë