RRGK dënon ashpër incidentin për sulmin seksual ndaj të miturës në shkollë
BKT
Foto: RrGK / Facebook
Kosovë

RRGK dënon ashpër incidentin për sulmin seksual ndaj të miturës në shkollë

V. Thaçi / RTKlive

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër incidentin e fundit të sulmit seksual ndaj një të miture nga arsimtari i saj në një shkollë në Deçan.

Përmes reagimit, RRGk thekson se janë thellësisht të shqetësuar dhe indinjuar nga një shkelje kaq e rëndë e besimit dhe sigurisë së vajzave. Është koha e fundit që shoqëria dhe institucionet të marrin qëndrim kundër këtyre krimeve dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar, pa asnjë kompromis, thekson Rrjeti i Grave të Kosovës, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë rast ta trajtojnë si çështje me prioritet të madh.

Ndryshe policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj fëmijës-viktimës femër kosovare.

“ Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë