Bordi e shkarkon nga pozita, reagon ish kryeshefi KMDK-së
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Bordi e shkarkon nga pozita, reagon ish kryeshefi KMDK-së

J.Musliu/RTKlive

Me një letër të gjatë, Abdullah Haxhiu, i cili deri para dy ditësh ishte Kryeshef Ekzekutiv i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, ka reaguar për shkarkimin e tij nga Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të kësaj kompanie.

Ky bord e ka shkarkuar me Haxhiun me arsyetimin se ka kryer shkelje ligjore, vazhdim të mandatit të tij me afat të jashtëligjshëm, stagnim të zhvillimit të kompanisë, vazhdimësi të menaxhimit mbijetues, mospërfillje të kërkesave dhe vendimeve të aksionarit, mos përmbushje të detyrave të veta etj.

Por ndaj këtyre arsyetimeve për shkarkim dhe vetë vendimit për shkarkim, haxhiu në reagimin  tij, që këtë bord e quan “të dhunshëm” të Qeverisë Kurti, deklaron se Qeveria ka kamufluar arsyetimin e shkarkimit, apo disa dhanë dorëheqje duke mos e përballuar arsyen e vërtetë, për faktin se nuk kishin zbatuar urdhrat politik të Kurtit, ministres Artane Rizanolli dhe zv. ministrit Getoar Mjeku për shkarkimin e tij  me çdo kusht, arsye pa arsye.

“Për të zbatuar urdhrin për shkarkimin tim Qeveria Kurti emëroi kryesues të Bordit të Përkohshëm “dhunshëm” Izja Mjekun, kushëririn e zëvendës Ministri Getoar Mjeku”, deklaron Haxhiu.

“Izja Mjekun bashkë me anëtarët tjerë Arlinda Nallbani, Besnik Aliu dhe Valbona Fzliu  - Xheladini ende pa e bërë mbledhjen e parë konstituive të Bordit, pa caktuar rend dite për vlerësimin e punës së Kryeshefit  zbatojnë urdhrat politik për shkarkimin tim”.

Pasi i bën një përmbledhje të të gjithë situatës në këtë kompani, duke përmendur punët e kryera nga, ai rikujton se pozitat janë të përkohshme, ndërsa veprat mbesin të përhershme.

Më poshtë mund të gjeni vendimin për shkarkim të Abdullah Haxhiut dhe reagimin e tij të plotë ndaj këtij vendimi.

Reagimi i Haxhiut 

Bordi i Përkohshëm i “dhunshëm” i Qeverisë  Kurti,( të emruar në natën e vonshme të arrestimit të tre policëve të Kosovë) zbaton urdhrin për shkarkimin tim nga pozita e KryeshefitEkyekutiv në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive e Mbeturinave në Kosovë (KMDK ) SH.A.


Qeveria me datë 14.06.2023 ka shkarkuar Bordin e Rregullt të KMDK-së, të cilin vetë e kishe emëruar po me 14 Shtator 2022.

Qeveria ka kamufluar arsyetimin e shkarkimit, apo disa dhanë dorëheqje duke mos e përballuar arsyen e vërtet, për faktin se nuk kishin zbatuar urdhrat politik të Albin Kurtit, Ministres Artane Rizanolli dhe zv. Ministrit Getoar Mjeku për shkarkimin tim me çdo kusht arsye pa arsye është e kanë pasur urdhër me më shkarkuar.

Për të zbatuar urdhrin për shkarkimin tim Qeveria Kurti emëroi kryesues të Bordit të Përkohshëm “dhunshëm” Izja Mjekun, kushëririn e zëvendësMinistriGetoar Mjeku.

Izja Mjekun bashkë me anëtarët tjerë Arlinda Nallbani, Besnik Aliu dhe Valbona Fzliu  - Xheladini ende pa e bërë mbledhjen e parë konstituive të Bordit, pa caktuar Rend Dite për vlerësimin e punës së Kryeshefit  zbatojnë urdhrat politik për shkarkimin tim.

Për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti, nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim në KMDK, përkundrazi KMDK ka arritur sukses të jashtëzakonshme, nga një kompani  në kolaps, që ishte buzë falimentimit, gjatë udhëheqjes time kam arritur që ta kthej këtë Ndërmarrjes Publike, me menaxhimin më të mirë të mundshëm, me bilanc afarist  pozitiv dhe me përformancë të shkëlqyeshme, ku në 4-5 vitet e fundit kemi raporte të Zyrës Kombëtare të Auditorit të Pavarur dhe Auditorëve të Jashtëm pa të gjetura me Opinion të Pamodifikuar.

Me këtë shkarkimi me masa të “dhunshme” nga Qeveria Kurti, më është bërë nder, pasi që  Bordi i Drejtorëve (B&D) i Rregullt  të zgjedhur me konkurse publike nuk kishte zbatuar urdhërat politik edhe pse ishin kërcënuar me shkarkim në zyre nga ministrja Artane Rizvanolli.

Për mediat dhe opinionin publik, ndjejë obligim moral dhe profesional, që të njoftojë për çështjet kyçe të aktiviteti tim në menaxhimin e KMDK SH.A, për afër 12 vite, që nga marrja e detyrës me 16 Nëntor 2011 dhe faktet pse u dashtë të emërohet një bord i dhunshëm për shkarkimin tim, me aq nxitim në një ditë jo të mirë të Kosovës (arrestimi i policëve)

 Me rastin e marrjes së detyrës, kompaninë e kam gjetur me shumë probleme financiare dhe operative. Deri në momentin kur e kam marrë unë detyrën, KMDK SH.A. në vazhdimësi ka afaruar me humbje, ku kulmi i humbjeve ka arrit në vitin 2011 me 960.00 mijë euro humbje, me një inkasim 62% të asaj që është faturuar dhe me krijim të shumë borxheve/obligimeve ndaj o.e.,ATK-s,etj.

Gjendja në të gjitha Deponitë Sanitare dhe Stacion Transferit ka qenë shumë e rënduar, që ditën e parë kur fillova punën,  deponitë i gjeta duke u ndezur, tym e flakë, me hapësira të kufizuara të pranimit të mbeturinave, ujërat e zeza të pa kontrolluara, të cilat ishin shkarkuar jashtë trupit të deponive, pothuajse të gjitha makineritë ishin jofunksionale, ku si pasojë kompania ishte në gjendje kolapsi.

 Nga marrja e detyrës e deri më sot, nën menaxhimin tim dhe ekipit tim, janë arritur shumë rezultate në aspektin financiar, operativ dhe administrativ, nga një kompani që në vazhdimësi ka afaruar me humbje, për disa vite me radhë KMDK Sh.A. afaron me bilanc pozitiv, ku dividenten e kemi shpërndarë në investime, ka pasur vite që shkalla e inkasimit ka arritur deri në 100% nga shkallën   e inkasimit


Në vitin 2011 humbja e vitit ka qenë mbi 960,000.00 euro, inkasomi 62%ndërsa këtë vit dhe ka disa vite me radhë ndërmarrja afaron me bilanc pozitiv me fitim, p.sh. fitimimi i vitit 2021 ka qenë  136,365.00 euro dhe në vitin 2022 fitimi neto në vlerë prej 11,978 euro, këtë vit për  5 muaj kemi bilanc pozitiv mbi 300. 000, 00 Euro.

Menaxhimi i mirë i KMDK-së dëshmohet edhe përmes Raporteve të ZKA të bëra nga Zyra Kombëtare e Auditimit për 5 vite me radhë, Opinion i pa Modifikuar, ndërsa  vitit 2021 dhe 2022 ishin pa asnjë të gjetur.


Suksesi më i madh, më i rëndësishëm, jo vetëm i KMDK-s SH.A por besoj edhe i gjithë sektorit të mbeturinave komunale, është nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit me KfW, ku me datë  07.12.2022 isha një ndër akteret, personi më kontributdhënës. Isha i nderuar, të jam ndër  nënshkruesit e Marrëveshjes së Granit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës - KfW-es dhe KMDK Sh.A., për fazën e parë të investimeve në vlerë 53.9 milionë euro, investime të cilat do të bëhen në deponitë ekzistuese që do të menaxhohen nga KMDK SH.A dhe Deponinë e Re për Regjionin e Prishtinës.

Tani ky projekt është në proces të përfundimit të procedurave administrative të Prokurimit Publik sipas rregullave  të Kosovës dhe KfW-s, për kompanitë e parakualifikuar, për dy tenderët e Masave Zbatuese dhe Masave Shoqëruese, projekt i cili është në zhvillim.


Skenari i vendosjes se Bordit të “dhunshëm” është bërë me të vetmin qëllim, për të zbatuar urdhrat e Qeverisë Kurti për shkarkimin tim, e që është puro politik dhe hakmarrës, pasi qe unë jam vëllai i deputetit Bekim Haxhiu, dhe Qeveria Kurti dëshiron të hakmerrët ndaj meje.
Unë jam krenar që jam vëlla me deputetin Bekim Haxhiu, por është krenar edhe një shoqëri e tërë.

 Për të gjitha sukseset e kompanisë i jam mirënjohës punëtorëve dhe ekipit tim Menaxheril të KMDK-së, që nuk kursyen asgjë për të rimëkëmbur kompaninë.


Skenar tjetër për shkarkimin tim është përpjekja e Qeverisë për të ju qasur fondeve-investimeve që do të bëhen me Marrëveshjen e Grantit me KfW ne vlerën afro 53. 9 milionë euro. Frikësohem se me këtë qasje dhe ndërhyrje të Qeverisë, mund të rrezikojnë projektin më të madh investues, donacion në sektorin e mbeturinave.

Për këto ndërhyrje të Qeverisë dhe vendimin e paligjshëm të Bordit të Përkohshëm të “dhunshëm” me veprimeve të ngjashme, si të regjimit të kaluar të okupatorit dhe regjimeve tjera, do t’i drejtohem organeve të drejtësisë, pasi që unë si luftëtarë i lirisë dhe ekonomist me përvojë të gjatë profesionale besoj në drejtësi, prandaj ndaj të gjithë atyre që janë involvuar dhe kanë ndikuar në këtë proces, do të ngrejë padi individuale dhe grupore.
Duke e përfunduar këtë reagim publik, për sukseset e arritura ndër vite, në rrugëtimin të përbashkët për afër 12 vite , me këtë rast dua të falënderojë:



1) I falënderoj dhe ju përkulëm të gjithë zyrtarëve/personelit administrativ dhe operativ të kompanisë, sidomos punëtorëve që janë të angazhuar në deponitë sanitare dhe stacionin e transferit, ju përkulem sepse janë duke kryer një punë fisnike në mbrojtjen e ambientit, gjegjësisht shëndetin e një shoqërie të tërë.

 2) I falënderoj ekipin menaxherial të KMDK-së dhe ish Bordet e kompanisë,

3) I falënderoj zyrtarët e ministrive të linjës më të cilët kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonisht të mirë, sidomos NJPMNP. 

4) I falënderoj për bashkëpunim të gjithë klientët e kompanisë, sidomos ata publik, konkretisht KRM-të,

5) Ndërsa një falënderim të veçantë,për të gjithë personelin dhe përfaqësuesit e GIZ-it, e sidomos të KFW-es për mbështetjen që i kanë dhënë dhe janë duke i dhënë KMDK-s.

P.S. Pozitat janë të përkohshme, ndërsa veprat mbesin të përhershme!

 

 


MË SHUME NGA Kosovë