14:12 / 17.06.2023
Kryetari i Prishtinës viziton banorët e që pësuan dëme nga vërshimet|Video
Arbresha Berisha /RTK
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po viziton banorët e prekur nga vërshimet e ditëve të fundit.
Në fshatrat Vërbovc e Barlievë, banorët i janë ankuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë të mëdha. Ata janë shprehur se ngritje të tilla të nivelit të ujit nuk kanë parë me dekada.
Përndryshe, gjatë ditëve të fundit, Kosova është përfshirë nga të reshura të mëdha të shiut.
Në shumë vende të Kosovës ka pasur vërshime, e sidomos në vendbanimet që janë afër lumenjve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të reshurat do të vazhdojnë edhe të shtunën, kurse nga e diela moti do të përmirësohet.























