Sot moti me më shumë diell
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Sot moti me më shumë diell

RTKlive

Pas shumë javësh me shi e me mot të vranët, nga sot pritet të mbajë mot me diell në Kosovë.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara  do të jenë për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesëm deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shumë pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore., pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.

 


MË SHUME NGA Kosovë