Përmbytën shumë shtëpi në fshatin Sfeçël të Podujevës|Video
BKT
Kosovë

Përmbytën shumë shtëpi në fshatin Sfeçël të Podujevës|Video

Visar Shatrolli / RTK

Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan telashe të mëdha në pothuajse gjithë Kosovën. Këto reshje vërshuan biznese, shtëpi e toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situatë e njëjtë ka përjetuar edhe Sfeçla e Podujevës. I tërë bodrumi i shtëpisë së Abdyl Mehanës, 79 vjeç, ishte mbushur me ujë. Si pasojë e kësaj, themeli i shtëpisë së tij është krisur.

" Një herë ka ardhë prej dyerve e jam mundu me qitë diçka në dyer mos me hi, veç kur ka ardhë prej arave prej Dumnice e knej 80 cm kur i kam qelë dyert smujsha me qel derën, u dal si jaz, si lum nëpër dyer uji", thotë Abdyl Mehana nga Sfeçla e Podujevës.

Pasojat e vërshimeve kanë bërë që edhe brendia e shtëpisë së tij të fillojë të dëmtohet.

"Është mush podrumi edhe tani i ka dhënë lagështi krejtë shtëpisë edhe këtu u bo lloç ", thotë Mehana.

Vërshimeve të mëdha nuk u shpëtuan as tokat bujqësore.

36 hektarë të mbjellë me patate, qepë e misër, pothuajse i kanë shkuar dëm Valon Mehanës.

" Më së shumti dëme ka pasur në patate dhe qepë, rasadat komplet na ka prishë të specave edhe të laknave + janë dëme të mëdhaja, rasadi nuk vyen sen veç duhet mujshim me gjetë najkun prej naj komunës tjetër për me ble se komplet u shku dëmë", thotë ai.

Banorët e këtij fshati thonë se asnjë zyrtar komunal i Podujevës nuk ka dalë në terren për t'i parë dëmet. Megjithatë, RTK ka tentuar të marrë një përgjigje nga kjo komunë, porse ka qenë e pamundur.


MË SHUME NGA Kosovë