Objektet e banimit në Ferizaj, kanë nevojë për meremetim|Video
BKT
Kosovë

Objektet e banimit në Ferizaj, kanë nevojë për meremetim|Video

Driton Ramadani / RTK

Shumë ndërtesa banimi të ndërtuara në shekullin e kaluar, kanë nevojë për meremetim e suvatim ngase, në gjendjen aktuale, po i japin pamje jo të mirë qytetit. Autoritetet lokale thonë se është ndarë një buxhet por që po kërkohet ndryshimi i kategorizimit.

Objekte e vjetra të banimit kolektiv, të ndërtuara para luftës, janë në gjendje jo të mirë. Qytetarët mendojë se duhet gjetur  një zgjidhje që këto banesa të ngjyrosen dhe të meremetohen ngase në këtë gjendje nuk i japin pamje të mirë qytetit

“Duhet patjetër se edhe këta paguajë një tatim në pronë në komunë dhe duhet patjetër ta kenë një bashkëpunim me komunën dhe të merren vesh që ndal ngadalë  që edhe një pjesë të participojnë banorët edhe komuna që kështu të jetë një pamje më e bukur në qytet se vërtet kjo është një mjerim i madh”, thotë Ramadan Ademaj, qytetar.

“Këtu është zbukuruar me këta dru  me ketë pamje por këto banesat e vjetra të cilat kanë mbetur edhe kanë një rëndësi shumë të madhe të riparohen por këtu duhet të ndërmerret masa nga komuna të investohet dhe të zbukurohet ende qyteti me këto banesa ti ruamë këto banesa sepse nëse rregullohen këto banesa i japin një pamje shumë të mirë qytetit”, thotë Osman Pira, qytetar.

Në Komunë thonë se është ndarë një buxhet por që po kërkohet ndryshimi i kategorizimit.

“Kërkesa e komunës së Ferizajt është rregullimi i banesave apo fasadimi të jashtëm të kategorizohet tek kategoria e investimeve kapitale mirëpo Ministria e Financave po e futë tek kategoria e subvencioneve andaj ju e dini që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në këtë rast edhe Komuna e Ferizajt nuk kemi mjete të mjaftueshme tek kjo kategori andaj po shpresojmë shumë që Ministria e Financave ta ketë një mirëkuptim në këtë rast me Komunën e Ferizajt në mënyrë që kërkesa e jonë të aprovohet dhe në mënyrë që fillohet edhe me implementimin e projektit”, tha Selim Marevci zëdhënës i Komunës së Ferizajt.

Në Ferizaj konsiderohen rreth 15 objekte të banimit kolektiv të vjetra të cila janë ndërtuar nga vitet e 50-ta e deri ne vitet e 90-ta.


MË SHUME NGA Kosovë