S’ka qarkullim në Merdare, serbët në Serbi bllokojnë rrugën|Video
RTKlive
Që nga dita e hënë, asnjë kamion dhe as autobusë me udhëtarë, nuk kanë kaluar në pikën kufitare në Merdare. Kjo për faktin se në territorin e Serbisë, disa huliganë kanë bllokuar rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin normal.
Kështu, gjatë ditës ka pasur numër të vogël të automjeteve që kanë hyrë në Kosovë. Revolta e serbëve vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar të gjitha mallrat serbe që vijnë nga Serbia në Kosovë.
Përgjatë një ore sa ka qëndruar ekipi i RTK-së në pikën kufitare në Merdare, nuk ka pasur automjete që kanë hyrë në Kosovë apo kanë dalë nga Kosova.
Ndërkohë, kolona me kamionë të mbushur me mallra, e që kanë targa të Serbisë, kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe që presin të hyjnë në Kosovë, vazhdon të mbetet e gjatë.























