Tahiri i AAK-së: Seanca e nesërme, alarmi i fundit për Qeverinë
B. H. | RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në seancën e nesërme të Kuvendit në të cilën do të jetë interpelanca e ministrit të Financave, Hekuran Murati, do t`i parashtrojë dy çështje.
Çështja e parë sipas tij lidhet me bllokimin e investimeve kapitale dhe e dyta me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritet koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyesit civil.
"Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën", ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai ka thënë se AAK-ja do të prezantojmë qëndrimet e saj në lidhje me ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim.























