Dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të lënduar
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut, nuk ka të lënduar

V. Thaçi / RTKlive

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes kanë ndodhur dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar. “Ka pasur detonime, mund të jenë shok-bomba ose fishekzjarrë", ka thënë Elshani.

Elshani, po ashtu, tha se situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri, gjatë natës, ka qenë e qetë dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.

Ndryshe tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë, ato kulmuan më 29 maj kur, në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.


MË SHUME NGA Kosovë