Mot kryesisht me diell dhe vranësira javën e ardhshme
E. Hoti/ RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht me diell dhe vranësira pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në vendin tonë.
Sipas të hënën do të mbaj ë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Të martën pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius..
Të mërkurën pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Në fushat termike parashihen rënie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës.
Edhe të enjten do të ketë mot kryesisht të ngjashëm me ditën e mërkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.
Ndërsa të premten pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.























