14:35 / 26.06.2023
Policët e kidnapuar e më pas liruar nga Serbia, mbërrijnë në Kosovë
J.M/RTKlive
Kanë arritur tashmë në Kosovë, tre policët e kidnapuar nga Serbia e të cilët po mbaheshin në paraburgim në Kralevë.
Pasditen e së hënës, ata kanë hyrë në territorin kosovar, përmes pikës kufitare në Merdarë.
Kjo pasi ata u liruan në procedurë të rregullt nga Gjykata e Kralevës në Serbi.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë pritur nga kolegët e tyre në pikën kufitare në Merdarë.
Të njëjtit ishin rrëmbyer më 14 qershor nga autoritetet e Serbisë, derisa po patrullonin në vijën kufitare, brenda territorit të Kosovës.























