Mehaj merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtabit të UÇK-së në Rancë
BKT
Kosovë

Mehaj merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtabit të UÇK-së në Rancë

F. Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me anë të një postimi në Facebok ka bërë të ditur se me ftesë të kryetarit të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me ish-eprorë të UÇK-së, familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe ushtarak të FSK-së, kanë bërë përurimin e rrugës së asfaltuar dhe kanë vendosur gurthemelin e shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë, pikërisht në ditën historike kur ky shtab u themelua për herë të parë.

“Përurimi i rrugës dhe vendosja e gurthemelit të shtabit është e rëndësisë së veçantë në kujtim dhe nderim të të gjithë atyre që janë angazhuar që nga ditët e para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Rancë, për kontributin e të cilëve do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar ministri Mehaj.

Ai ka thënë se është për tu përgëzuar puna e kryetarit, Aliu që është duke bërë për komunën e Shtimes duke vendosur interesat e qytetarëve në rend të parë dhe me përkushtimin më të madh i angazhuar në përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve, një shembull i vërtetë që duhet të ndiqet.

“Urime banorëve të Rancës dhe gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes”, ka shkruar Mehaj.


MË SHUME NGA Kosovë