Sulmohet ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Sulmohet ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut

Radio Kosova

Mbrëmë, pak para mesnatës në oborrin e ndërtesës së Komunës në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime.

Lajmi për Radio Kosovën e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy vetura të policisë, ndërsa nuk ka të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin tha sot Elshani për Radio Kosovën.


MË SHUME NGA Kosovë