Miratohet propozimi, 50 euro në muaj për adoptim të një qeni endacak
BKT
Foto: ARKIV
Kosovë

Miratohet propozimi, 50 euro në muaj për adoptim të një qeni endacak

J.Musliu/RTKlive

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, me shumicë votash, ka votuar për propozim vendimin për subvencionim të atyre që do të adpodojnë një apo më shumë qen endacakë.

26 këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë qen.

Shuma e propozuar është 50 euro në muaj. “Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve", deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Prishtinës,  Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

"Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit", tha  Fushtica.

Shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.


MË SHUME NGA Kosovë