Sveçla: Serbia po e rrit dozën e agresionit ndaj Kosovës|Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Sveçla: Serbia po e rrit dozën e agresionit ndaj Kosovës|Video

J.Musliu/RTKlive

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, deklaroi se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë.

Sipas tij, vendi fqinj, po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit të Kosovës.

Ministri Sveçla shkroi në llogarinë e tij në Facebook, me granata të prodhimit serb,- “kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës”.

Ai tha se mbrëmjen e djeshme, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit.

“Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e radhës e synimeve të saj destruktive”, ka thënë ministri Sveçla.

Më tej ai rikujtoi se Serbisë duhet t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.

Sipas tij, këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Kosovë