FSK realizon trajnimin Operacionet e Materieve të Rrezikshme-Niveli Teknik
BKT
Kosovë

FSK realizon trajnimin Operacionet e Materieve të Rrezikshme-Niveli Teknik

F.S / RTKlive

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency (DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”.

Në një njoftim për media, thuhet se trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan  njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.


MË SHUME NGA Kosovë