Gërvalla: Përdorimi i armëve në ahengje, vepër penale
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Gërvalla: Përdorimi i armëve në ahengje, vepër penale

Qëndresa Duraku/RTK

(E përditësuar më 12:40) Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimi Evropian dhe UNDP-ja, kanë lansuar fushatën për ngritjen dhe ndërgjegjësimin kundër të shtënave festive me moto “Festo me zemër, jo me armë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke përgëzuar institucionet gjegjës për nisjen e kësaj fushate, tha se “përdorimi i armës është vepër penale dhe duhet ndjekur nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë”.

“Përdorimi i armës në ahengje është keqkuptuar dhe është keqinterpretim i një tradite më të vjetër se gjashtëshekollure. Nuset nuk i marrim më me dhunë as nuk i grabisim, prandaj ky mesazh duhet që të përçohet edhe te gjeneratat e reja”, deklaroi ajo.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani derisa foli për lansimin e kësaj fushate dy mujore, shtoi se përmes së kësaj synohet të rritet ndërgjegjësimi shoqëror, që të mos përdoren armët në ahengje dhe festa familjare. Gashani tha se policia në baza vjetore sekuestron mbi 1500 armë pa leje.

Nis `Festo me zemër e jo me armë`

Ministria e Punëve të Brendshme fillon nga sot, fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Në këtë aktivitet, marrin pjesë Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës etj.

Ngjarja e cila mbahet në orën 10:00, organizohet në përpjekje për të sensibiliziar qytetarët se festat dhe ahengjet familjare, mund të festohene dhe pa armë.

Kjo për faktin se në shumë raste, kanë ndodhur edhe tragjedi të ndryshme.

Aktiviteti mbahet në prag të fillimit të ardhjës së mërgimtarëve për pushimet e verës e gjatë së cilave, organizohen edhe shumë dasma e ahengje.


MË SHUME NGA Kosovë