07:56 / 01.07.2023
Sot e nesër mot i ndryshueshëm
B.H.|RTKlive
Gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimev të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovëse, kjo situatë do të vijë si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.
“Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona", njofton IHMK.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Ndërkohë, do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi, e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë.























