Në Davidoc, Kurti premton më shumë investime për Shtimen
BKT
Foto:ZKM
Kosovë

Në Davidoc, Kurti premton më shumë investime për Shtimen

M.Sh/RTKlive

Në fshatin Davidoc të Komunës së Shtimes është Inauguruar Parkut dhe këndi i lojërave, një bashkëfinancim në vlerë prej 144 mijë euro me një sipërfaqe prej 1 hektari, në mes të komunës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë inaugurim mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u premtoi qytetarëve se investimet do të rriten për të mirë të komunitetit.

Pasi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryeministri Kurti tha se në fund të vitit të kaluar bashkë me kryetarin Aliu, kanë inauguruar edhe parkun tjetër në fshatin Gjyrkoc, i cili tashmë është bërë pjesë e komunitetit të fshatit dhe pikëtakim për fëmijët.

“Urojmë që edhe ky park të kthehet në një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme do të kalojnë kohën e lirë dhe do të përjetojnë momente së bashku. Është pikërisht ky roli i Komunës edhe i Shtetit, që të krijojë hapësira publike për qytetarët e saj, sepse janë këto hapësira publike ato të cilat e inkurajojnë që të kemi një lidhje të fortë të individit me vendin e tij, por edhe me qytetarët e tjerë të cilët i ndajnë këto hapësira”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Me këtë rast, kryeministri tha se shumë shpejtë do të ketë inaugurime të reja në këtë pjesë, sepse pritet të fillojnë dy projekte të rëndësishme, Rehabilitimi i Rrugës Rajonale Transiti me 1.7 milion, si dhe rehabilitimi i Rrugës rajonale Shtime – Lipjan, me vlerë 1.5 milion euro. E gjithë kjo, sipas tij, bëhet që të sigurojnë lëvizjen e lirë e njerëzve dhe të mallrave në këtë komunë.


MË SHUME NGA Kosovë