Moti sot, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
BKT
Kosovë

Moti sot, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta

RTKlive

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius.

Gjatë katër ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Pas datës 8  korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, njofton IHMK.


MË SHUME NGA Kosovë