Disa zona në Prishtinë mund të mbesin pa ujë shkaku i problemeve me energji
BKT
Kosovë

Disa zona në Prishtinë mund të mbesin pa ujë shkaku i problemeve me energji

E. Hoti / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  "Prishtina" ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me energji elektrike disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit  Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Kjo kompani ka njoftuar se pa energji elektrike ka mbetur  edhe Stacioni i Pompave në Peran, teksa ka  pasur edhe destabilizim të furnizimit me ujë për Podujevë.

“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit  Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç'rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës.Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


MË SHUME NGA Kosovë