Këshilli i Prindërve kërkon pezullimin e testeve të arritshmërisë
BKT
RTK
Kosovë

Këshilli i Prindërve kërkon pezullimin e testeve të arritshmërisë

M. Pasoma / RTKlive

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar pezullimin e testeve të arritshmërisë dhe të maturës. Madje, ata kanë thënë se nëse kjo nuk ndodh, vitin e ardhshëm do t’i bojkotojnë në tërësi.

Në reagim, procesi vlerësohet si i pavlerë dhe i dëmshëm për fëmijët.

“Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të”, thuhet në reagim.

Tutje, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar krijimin e një plani kombëtar "për ta ringjallur, përditësuar dhe reformuar në palcë sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë". 


MË SHUME NGA Kosovë