Pantoviq takon Kurtin, flasin për projekte e investime në Zveçan
BKT
Kosovë

Pantoviq takon Kurtin, flasin për projekte e investime në Zveçan

A.B / RTKlive

Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq, është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Pantoviq thotë se në këtë takim është diskutuar për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, “të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën dhe qytetarët tanë në këtë kohë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe autoriteteve qendrore.

Një nga temat kryesore të bisedës, tha ajo, ishte “për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë, si papunësia, rastet sociale, ndihma për fermerët e shumë të tjera”.

Tutje, ajo falënderoi kryeministrin Kurti i cili, sipas saj, “shprehu gatishmërinë dhe dëshirën e tij të plotë për të ndihmuar zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës së Zveçanit dhe për të takuar dhe ndihmuar qytetarët në çdo mënyrë, sepse për të qetësuar zjarrin dhe trazirat duhet të ketë bashkëpunim, besim dhe ndihmë të ndërsjellë, sepse pa besim dhe bashkëpunim nuk mund të zgjidhet asgjë, sepse me inate po e dëmtojmë veten dhe kjo nuk është në interesin tonë”.


MË SHUME NGA Kosovë