14:46 / 06.07.2023
Zgjatet orari i Gjendjes Civile në Prishtinë, shkak mërgimtarët
Medina Pasoma / RTKlive
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për zgjatje të orarit të sportelit të Gjendjes Civile. Ky vendim vjen si lehtësim i qasjes së shërbimeve për mërgimtarët.
Orari i ri do të jetë nga ora 08:00 deri më 17:00 gjatë ditëve të javës, ndërkaq të shtunave nga 09:00 deri më 12:00.
“Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
























