16:30 / 06.07.2023
Nis menaxhimi digjital i radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë
M.P / RTKlive
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë ka nisur menaxhimi digjital i radhëve në 9 sportele të Qendrës për Shërbim me Qytetarë.
“Duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve, çdo qytetar që do të kërkojë shërbim në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, do të nxjerrë tiketën nga sistemi për menaxhimin e radhëve. Këtë shërbim mund t'a realizojnë nga ora 08:00 – 16:00 gjë që do t’ua mundësojë shërbime më të shpejta dhe efikase”, thuhet në njoftimin në facebook.
Ky vendim është marrë në kuadër të reformave administrative.























